Në shumë shkolla të rajonit të Pejës, nyjet sanitare dhe vendet për larje ishin problem i vërtetë shëndetësor për nxënësit dhe mësuesit. Rotary Club Peja vendosi ta zgjidhë këtë.
Projekti ishte planifikuar për gjashtë shkolla. Falë menaxhimit racional të fondeve dhe punës së shumtë vullnetare të anëtarëve, u shtua edhe një shkollë e shtatë.
Projekti u vlerësua nga Rotary International me Significant Achievement Award, çmim që nderon projektet e shkëlqyera të klubeve që adresojnë një nevojë të rëndësishme në komunitetin e tyre.
Puna nuk u ndal këtu. Me klube partnere si Rotary Club Skövde-Billingen nga Suedia dhe Rotary Club Edwards, Rotary Club Peja deri më tani ka sjellë ujë të rrjedhshëm dhe ka rregulluar nyjet sanitare në 13 shkolla në komunat e Pejës dhe Deçanit, dhe Rotarianët Pejanë janë të përkushtuar të ndihmojnë edhe shkolla të tjera.