Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Vizion i përbashkët për ndërtimin e paqes

Tina Ramirez, themeluese e Hardwired, vizitoi klubin për të biseduar për edukimin për paqe, fillimi i asaj që u bë Granti Global Fruitopia.

Vizion i përbashkët për ndërtimin e paqes

Rotary Club Peja mirëpriti znj. Tina Ramirez, themeluese e organizatës Hardwired, dhe mikun tonë Rotarian z. Stephen Beer nga SHBA.

Këmbyem përvoja nga projektet tona të suksesshme dhe diskutuam për bashkëpunim në ndërtimin e paqes, fuqizimin e mësimdhënësve dhe edukimin e nxënësve. Edukimi është bazë për ndërtimin e paqes, andaj u dakorduam të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe më paqësore për të gjithë.

Ky partneritet çoi te projekti Fruitopia për edukim për paqe dhe të drejtat e njeriut, i financuar nga një Grant Global i Fondacionit Rotary.

Publikuar fillimisht në Facebook: 26 janar 2024