Rotary Club Peja i dorëzoi Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë një donacion me pajisje mbrojtëse për qendrat e mjekësisë familjare në komunë.
Paketat për stafin mjekësor përmbanin:
- maska kirurgjikale trishtresore dhe maska FFP2/KN95
- syze mbrojtëse
- doreza nitrile ekzaminuese
- alkool për dezinfektim
- termometra balli me rreze infra të kuqe dhe puls oksimetra
- shtroja njëpërdorimshe për pacientë
Kryetarja e klubit Neba Albani theksoi se Rotarianët Pejanë kanë ndihmuar dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë komunën për një shërbim shëndetësor sa më cilësor. Dr. Petrit Loci, drejtor komunal për shëndetësi, dhe Dr. Myrvete Salihi, drejtoreshë e QKMF-së në Pejë, falënderuan klubin për përkrahjen e vazhdueshme.