Rotary Club Peja mirëpriti Guvernatorin e Distriktit Rotary 2485, z. Arben Dushi, në takimin e klubit dhe në Edicionin e Dytë të Forumit të Paqes në Pejë, të organizuar nga klubi nën kujdesin e veçantë të Dr. Neshad R. Albani, me folës nga e gjithë bota.
“Demokracia është si ajo lulja e freskët që, nëse nuk ujitet me kujdes përditë, rrezikon të thahet.” – Gjenerali Wesley Clark, një ndër folësit kryesorë të forumit
Në takim, guvernatori dhe anëtarët diskutuan për sfidat e përbashkëta në Rotary dhe si t’u afrohemi më shumë komuniteteve. Sipas tij, RC Peja është shembull në distrikt për aktivitetin e ngjeshur Rotarian dhe pjesëmarrjen në shumë projekte, një model i shkëlqyer i “shërbimit përtej vetes”. Ai i dorëzoi flamurin e guvernatorit kryetarit të klubit, Bashkim Nurboja.
Publikuar fillimisht në Facebook: 7 nëntor 2025