Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Prof. Bashkim Nurboja, kryetar 2025–2026

Rotary Club Peja prezanton Prof. Bashkim Nurboja, kryetar të klubit për vitin Rotary 2025–2026.

Prof. Bashkim Nurboja, kryetar 2025–2026

Bashkimi iu bashkua Rotary Club Peja në shtator 2023 dhe që atëherë ka qenë aktiv në të gjitha aktivitetet e klubit. Ai ka qenë ndër organizatorët kryesorë të Forumit të Paqes në Pejë.

Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, studimet master i ka përfunduar në Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar dhe doktoraturën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Lubjanës, me tezën “Efikasiteti dhe struktura e tregut të industrisë bankare në Evropën Juglindore”. Ai është Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Publikuar fillimisht në Facebook: 28 qershor 2025