Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier viziton Memorialin 9/11

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë vizitoi Pejën dhe memorialin “Kujtim dhe Miqësi” të klubit.

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier viziton Memorialin 9/11

Rotary Club Peja pati kënaqësinë e veçantë të mirëpresë në Pejë dhe te Memoriali 9/11 “Kujtim dhe Miqësi” Ambasadorin e SHBA-së, z. Jeffrey Hovenier.

I ngritur nga Rotary Club Peja, memoriali është bërë vend i rëndësishëm i reflektimit të miqësisë me SHBA-në dhe i përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit 2001.

“Rotarianët Pejanë ndoshta nuk mund të bëjnë gjëra të mëdha për SHBA-në, por çdo gjë që bëjmë, bëhet në shenjë respekti dhe miqësie të pafund.”

Publikuar fillimisht në Facebook: 29 nëntor 2023