Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Pesëmbëdhjetë vjet Rotary në Kosovë

Kryetari themelues Dr. Neshad R. Albani shënon 15 vjet nga pranimi i Kosovës në Rotary International, njohja e parë ndërkombëtare e vendit.

Më 4–5 nëntor 2005, Rotary International pranoi Kosovën, njohja e parë ndërkombëtare e vendit tonë.

Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit, kryetari themelues Dr. Neshad R. Albani ftoi të gjitha klubet Rotary në Kosovë ta përkujtojnë këtë ditë me anëtarët e tyre dhe falënderoi miqtë nga mbarë bota që e bënë të mundur: Laurie Linxweiler nga Rotary International, PP David Gotaas nga RC Winnetka-Northfield, PP Haki Dervishi nga Indio Sunrise Rotary Club, PDG Kalcho Hinov nga Distrikti 2480 dhe PP Radojica Dakić nga RC Podgorica.

“Me punën tuaj të palodhshme ju mundësuat të implementohen me qindra projekte në shëndetësi, edukim, projekte të ujit dhe ato humanitare. Falë jush, sot organizata jonë e mrekullueshme është një ndër organizatat më të besueshme në vendin tonë. Të bashkuar do t’ia dalim!”

Publikuar fillimisht në Facebook: 5 nëntor 2020