Më 23 shkurt 2020, Rotary Club Peja mbajti takimin e 675-të dhe festoi dy ditëlindje njëherësh: të 115-tën të Rotary International dhe të 15-tën të Rotary Club Peja.
Me këtë rast, Rotarianët Pejanë përkujtuan takimin nismëtar dhe vendosën pllakën Rotary në restorantin Art Design, vendin ku u mbajt takimi i parë i klubit më 23 shkurt 2005.
Vitet po kalojnë shpejt, por kujtimet për miqësinë dhe projektet Rotary mbesin të freskëta.
Publikuar fillimisht në Facebook: 23 shkurt 2020